Kryeministri u krenua se s’ka asnjë Kurt në ministri, por 220 familjarë të tij e ndryshuan mbiemrin në Kurtovič

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot tha se asnjë njeri me mbiemrin Kurti nuk është punësuar në ministritë e Qeverisë së Kosovës.

Ai manipuloi me “lojë fjalësh” lidhur me çështjen e mbiemrit, duke injoruar faktin që kushërinjtë e tij që jetojnë në Mal të Zi e kanë ndërruar madje edhe mbiemrin.

Kurti e ka prejardhje nga Mali i Zi, nga Sukobina, shkruan Demokracia.com.

Kohë më parë ishte raportuar se kushërinjtë e Kurtit, me mbiemër të njëjtë, tash e sa kohë kanë filluar të ndryshojnë mbiemrin në Kurtoviq dhe Kurtovic.

Përmes emrave në listën zgjedhore në Mal të Zi vërehet se qindra prej tyre tashmë mbajnë këtë mbiemër.

Nga 338 me mbiemrin Kurti, 46 prej tyre e kanë ndërruar mbiemrin në Kurtoviq, ndërkaq 178 në Kurtovic. E në listë të votuesve vetëm 114 figurojnë me emrin Kurti. /Demokracia.com/

Me poshtë i gjeni disa nga personat që i kanë ndërruar mbiemrat nga Kurti në Kurtovič:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *