Kryeministrit Kurti do t’i rritet paga për 500 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së shpejti do të fillojë të realizojë të hyra më të larta nga buxheti i shtetit të Kosovës, nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve dhe ligji i pagave hyn në fuqi e nuk dërgohet prapë në Gjykatën Kushtetuese.Sipas ligjit të ri për pagat në sektorin publik, të propozuar nga Qeveria e drejtuar nga Kurti, kryeministrit të Kosovës do t’i rritet paga mujore më shumë se 500 Euro. Aktualisht kryeministri Kurti merr pagë rreth 1500 Euro.

Në ligjin e ri për pagat në sektorin publik, Qeveria nuk e ka publikuar vlerën monetare të koeficientit, pasi që kjo është thënë se do të saktësohet në ligjin vjetor të buxhetit.

Në këtë përllogaritje të pagës së koeficientit duke u mbështetur në deklaratën publike të Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e dhënë me datë 8.09.2022, në kohën sa sistemi arsimor ishe future në grevë.

“Vlera e koeficientit është 120 Euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vite”, kishte thënë ministrja Nagavci.Sipas ligjit për pagat në sektorin publik, Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin 17 dhe nëse kjo shumëzohet me vlerën momentare 120 Euro, atëherë paga bazë mujore e kryeministrit Kurti do të jetë 2,040 Euro. Këtu nuk përfshihen shtesat tjera.

Në të njëjtin nivel të koeficientit është vendosur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, e pak më lartë do të qëndrojë Presidenti i Kosovës dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese.Gazeta Blic ka siguruar një kopje të ligjit që është proceduar nga Qeveria në Kuvend për miratim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *