Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, gjatë ditës së sotme e ka quajtur trllim të pastër përfshirjen e tij në ndonjë aferë me ambasadorin e Kosovës, Martin Berishajn.
Ai madje në deklaratat e tij të transmetuara nga Koha në Slloveni, del se madje edhe e ka distancuar veten nga ambasadori i Kosovës.
“A e dini se kush e nisi këtë. Këtë e ka nisur partia SDS para zgjedhjeve tona. Në atë kohë ata thanë se më financuan mua dhe fushatën time. Por më pas zbuluam se ky Berishaj, meqë ra fjala është ambasador në Zagreb, është mik personal i Janez Janshas. Dhe në atë moment, gjëja nga Sllovenia u zhduk. Tani u ringjall, me sa duket në Kosovë, ndoshta nga miqtë, armiqtë, nuk e kam idenë”, ka thënë Golob për një televizion slloven.” – shkruan Koha.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, ambasadori Martin Berishaj bëri një reagim të gjatë në Facebook ku u përpoq të adresonte disa prej dyshimeve që rëndojnë mbi të.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dalë në krah Berishajt, duke thënë se s’ka ndonjë provë faktike për ta shkarkuar.
Edhe vetë Berishaj, përmes një reagimi të mërkurën, ka hedhur poshtë të gjitha akuzar që janë drejtuar ndaj tij.