Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur edhe ne e kemi njohur

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka bërë një deklaratë të tmerrshme ndaj vendit tonë, duke thënë se ‘Serbisë iu rrëmbye Kosova’.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar edhe Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, i cili ka thënë se askush nuk e ka aneksuar Kosovën, dhe se Kosova është shtet i pavarur që edhe Kroacia e ka njohur.

Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar”, tha kryeministri kroat Plenkoviq, raporton Index.hr.

Tutje Kryeministri kroat ka thënë se kjo është hera e parë që dikush në Kroaci flet në këtë mënyrë për Kosovën.

Me rëndësi është se Kosova është shtet i pavarur, sovran me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike, kemi ambasadën tonë në Prishtinë dhe të Kosovës në Zagreb. Kemi angazhim që të rrisim edhe bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar. Kjo është hera e parë që dikush në Kroaci flet në këtë mënyrë për Kosovën, nuk e di se me çfarë arsye”. – ka thënë ai ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *