Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë se çdo familje që nuk ka së paku një të punësuari, shteti do t’ia subvencionojë në 70 për qind pagën, pra deri në 300 euro për periudhën gjashtë mujore.
Përmes një videoje të plasuar në Facebook, Kurti ka thënë se kjo politikë është në kuadër të politikës “Qeveria për Familjet”.
“Synojmë që të garantojmë që çdo familje në Kosovë të ketë nga një anëtar të punësuar”, ka thënë Kurti.
Kreu i ekzekutivit ka treguar se nga e hëna Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve do të japë të gjitha informatat e nevojshme.
“Po bëjmë një hap tejet të rëndësishëm për punësimin e garantuar”, ka deklaruar ndër tjerash Kurti.
Videon e linkut e gjeni më poshtë :