Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka konfirmuar se në vitin e ardhshëm shteti gjerman do të dërgojë 150 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Baerbock ka theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor varet nga një fije.
Në Ballkanin Perëndimor, paqja shpesh varet nga një fije. Angazhimi i NATO-s dhe BE-së shkojnë dorë për dorë: Misioni i EUFOR-it ofron siguri në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe KFOR-i bën të njëjtën gjë në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë me ushtarë shtesë për KFOR-in”, ka thënë ajo në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të martën.
Që nga tensionet në veri dhe sulmit në Banjskë më 24 shtator, Hungaria dhe Britania kabë dërguar trupa shtesë në Kosovë. Trupat shtesë gjermane pritet të zbarkojnë në Kosovë gjatë muajit prill.