Ministrit i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, në një konferencë të përbashkët për media me ministren Donika Gërvalla, e ka përshëndetur marrëveshjen e fundit për të pagjeturit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se pret që kjo marrëveshje të sjellë avancim për zgjidhjen e problemeve sepse sipas tij, kjo çështje është kyçe për normalizim të marrëdhënieve.
“Përshëndesim marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, për personat e zhdukur, Kroacia ka mirëkuptim të madh për personat e zhdukur. Shpresoj të sjellë avancim për zgjidhjen e problemeve për personat e zhdukur që zgjatë 20 vite. Kroacia që 30 vite ende kërkon më shumë se 3 mijë persona të zhdukur”, ka thënë ai.
Tutje kryediplomati kroat tha se pret që dialogu Kosovë – Serbi, është i rëndësishëm edhe për stabilitetin rajonal, teksa shtoi se Kroacia e mbështet një Kosovë të pavarur dhe sovrane.