Sigurisht të gjithë e kujtojnë postimin e gjatë të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, teksa i thoshte ish-presidentit, Hashim Thaçi, “Shko në Hagë”.
Megjithatë, një intervistë e kryeministrit Kurti në televizionin serb TV1, nuk ka qarkulluar fort në mediat e Kosovës.
Në vitin 2018 në një intervistë për këtë medium, Kurti fliste për situatën politike në Kosovë, presidentin e Serbisë, Vuçiq e vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Megjithatë, kur komentoi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj tij pati një akuzë më të rëndë. Tha se frikësohet nga Gjykata Speciale, raporton gazeta Nacionle.
“Presidenti i Kosovës është shumë i dobët, meqë ai i frikësohet shumë Gjykatës Speciale”, thotë gjatë intervistës kryeministri Kurti.
Ndryshe, Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e të tjerët, janë të arrestuar nga Gjykata Speciale për gati 2 vjet.
Momenti kur flet për Thaçin mund ta ndiqni në këtë video nga minuta 8:30.