Andi Artani dhe Gresa Hoti janë çifti i vetëm nga Big Brother Vip Kosova që po vazhdon ende romancën.
Dyshja pas disa javëve të kaluara pranë njëri-tjetrit pas daljes nga shtëpia, u ndanë për të vazhduar Gresa me aktivitetet e saj në Itali, atje ku Andi e vizitoi para pak javësh.
E teksa dukej se çdo gjë po ecte për mrekulli mes tyre, kanë nisur thashethemet për një krizë ose ndarje.
Dyshimet nisën pasi u pa se modelja ka fshirë të gjitha fotot nga pushimet e saj me Andin.
Ky i fundit ndërkohë mban ende fotot me Gresën dhe kjo tregon se gjërat mund të mos jenë siç duken.
Nuk ka ende ndonjë reagim nga çifti lidhur me situatën e krijuar dhe thashethemet.