Kritika për filtra dhe Photoshop, fansat mendojnë se Selena Gomez e ka tepruar në fotot e fundit

Selena Gomez ka publikuar fotografi në profilin e saj në Instagram, në të cilat pozon me veshje joshëse, mirëpo postimi ka nxitur një sërë komentesh negative.

Gjegjësisht, këngëtarja ka pozuar me një bluzë ngjyrë bordo dhe me shumë pak grim, por fansat në komente i kanë thënë se e ka tepruar me filtra dhe Photoshop.

Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që e kanë akuzuar se ka luajtur viktimën në të gjithë dramën me Hailey Bieber.


Përkundër kësaj, postimi ka marrë më shumë se 8.4 milionë pëlqime që nënkupton se numri i atyre që e mbështesin është shumë i madh.

Gomez është femra më e ndjekur në Instagram dhe fitoi numër të madh ndjekësish për shkak të dramës me Hailey, bashkëshorten e Justin Bieber, me të cilin Selena ka qenë në lidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *