Kristi dhe Keisi tregojnë hapur gjërat që pëlqejnë te njëri-tjetri dhe flasin për “xhelozinë” e Oltës

Krist Aliaj dhe Keisi Medini po përfliten si një çift i mundshëm brenda shtëpisë “Big Brother Vip”. Dyshja shihen çdo ditë e më të afërt me njëri-tjetrin, duke flirtuar e duke u ngacmuar. Së fundmi dyshja kanë shprehur hapur gjërat që pëlqejnë te njëri-tjetri, ndërsa kanë folur edhe për ‘ndërhyrjen’ e Oltës në marrëdhënien e tyre.

Çfarë pëlqejnë te njëri-tjetri Kristi dhe Keisi?

Keisi: Gjëja e parë është i sinqertë, të njëjtën gjë e kam edhe unë. Më pëlqen së është ndryshe nga meshkujt që mund të kem rastisur në jetën time, kjo gjë e bën më të bukur akoma. Kaq dua të flas për momenin. Kemi komplimente të veçanta, që më pëlqejnë.

Kristi: Unë e kam shprehur që te Keisi më pëlqen një lloj rezervimi që ka, mendohet para se t’i thotë gjërat. Ndjej që është e vërtetë, ka këtë lloj naiviteti që mua më pëlqen. Ka një lloj naiviteti shumë të bukur rreth meje, ka shumë zë të bukur.

A ka ndjerë Kristi xhelozi apo presion nga Olta për marrëdhënien me Keisin?

Kristi: Olta ka shumë pasiguri dhe i shpreh në mënyrë të dëmshme. Ajo mendon që edhe unë do i bëj gjëra që do i dalin në disavantazh, nga pasiguria që ka. Te unë, Olta pa një lloj sigurie, edhe si person, kishte një lloj besimi te unë. Këtu është situatë shumë e vështirë, unë i kam thënë asaj që nuk jam ai që mendon ajo. Më ka pasur si kollonë sigurie, ndërsa unë jam shkëputur pak sepse pamë që erdhën elemente të reja në lojë që na bënë të mendojmë që duhet të shkëputeshim.

Keisi: Unë kam ndjerë një lloj xhelozie shoqërore. Mbrëmë te krevati më tha “si mund të biesh në dashuri për një ditë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *