Plagosja e dy personave në Podujevë nga një person i dyshuar që mbante në duar kallashnikov, ka ndodhur përballë ndërtesës së gjykatës themelore dhe jo larg stacionit të policisë.
Autori i sulmit pasi ka kryer veprën ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit “Golf II”.
Policia e Kosovës është alarmuar menjëherë për rastin dhe është vënë në ndjekje të të dyshuarit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e IndeksOnline përkitazi me ngjarjen që tronditi Podujevën.
“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prishtinë, Agron Borovci.
Ai ka thënë se të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor ndërsa policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast./IndeksOnline/