Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dëshmuan dy dëshmitarë kundër të akuzuarit për krime lufte, Dushko Arsiq.Azem Krasniqi e tregoi në detaje ditën e 20 prillit 1999 kur u takua me Artan Krasniqin i cili tha se ushtari serb Arsiq e maltretoi fizikisht e psiqikisht në Butovc atë ditë.
Trishtimi e frika tha se vrehej në sytë e të riut, Pikërisht për shkak të moshës dëshmitari Krasniqi që bashkë me babanë e viktimës ishin pjesëtar të UÇK-së, thotë se nuk e besuan edhe aq atë.Viktimën jo, por Dushko Arsiqin e kishte fqinj dëshmitari i dytë me të cilin tha se nuk kishin shumë muhabet.
Megjithatë, e kishte parë që ishte pjesë e grupit të të rinjve problematikë që bashkë me policinë serbe rrinin në një shtëpi në Matiqan.
Këta e kryjtën dëshminë, por të tjerët në këtë rast do ta vazhdojnë me 6 qershor.