Krerët e shtetit nesër bëjnë homazhe për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryekuvendari Glauk Konjufca, nesër nga ora 10:00 do të bëjnë homazhë në Kompleksin Memorial në Reçak.

Përmes një njoftimi për media, u bë e ditur se në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, në orën 11:00, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore që do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Po ashtu, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore me rastin e 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Nesër, më 5 janar 2023, janë bërë 24 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *