Djali i veprimtarit, Ukshin Hoti, Andini, sot i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me bukuroshen, Kaltrina Zeka, raporton Gazeta Sinjali.
E ashtu siç e do zakoni, çifti kanë organizuar një dasmë të madhe në një nga restorantet në qytetin e Prizrenit. Në aheng po marrin pjesë figura të rëndësishme të skenës politike në vend, përfshirë edhe kryeministrin, Albin Kurti.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga dasma, ku shihet kryeministri Kurti teksa hedh valle në mesin e dasmorëve.
Ndryshe, nusja Kaltrina është edhe shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.