Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar mbrëmë se Qeveria Kurti nuk do të emërojë më një ekip të ri menaxhues për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
Ky ekip u lirua nga vetë Krasniqi më 3 maj, një ditë pasi ata e prezantuan draft-statutin e Asociaconit në Bruksel.
Sipas Krasniqit, tani një çështje e tillë është në diskutim të nivelit politik. Thotë se për këtë po merre kryeministri Albin Kurti.
“Është e rëndësishme të kuptohet që Kurti ka para vetës menaxhimin e kësaj situate dhe ne nuk kemi nevojë për asnjë një ekip menaxhues, vazhdimisht kemi pasur pyetje se kur do të emërohet ekipi i ri menaxhues, ky ekip ka përfunduar, tani është diskutim politik dhe për këtë është i mandatuar kryeministri i Kosovës”, tha Krasniqi.
“Vizioni i propozuar nga kryeministri Kurti është bazë e mirë dhe e shëndosh e cila respekton kushtetutshmërinë mbi të cilin komuniteti serbë mund të organizohet dhe të ketë komunikim të drejtpërdrejtë me Qeverinë e Kosovës”, u shpreh ai, teksa shtoi se të njëjtat çështje do të diskutohen edhe sot mes Kurtit dhe Lajçakut