Krasniqi në Skënderaj pas përmbytjeve

Pas përmbytjeve në Skënderaj, atje ka shkuar për vizitë Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Bashkë me Kryetarin e Skënderajt, Fadil Nurën dhe Kryetarin e Degës së PDK’së në Skënderaj, Sami Lushtakun, Krasniqi ka vizituar pjesët më të prekura nga vërshimet në këtë qytet.

No description available.

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina, po qëndron atje, prej ku ka dërguar foto nga vizita e Krasniqit dhe pamje të tjera të dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në këtë komunë.

Në këto fotografi, shihet se si kanë mbetur veturat të bllokuara në rrugë.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut, të cilat kanë shkaktuar edhe vërshime e përmbytje, pritet të vazhdojnë deri më 25 janar.

No description available.

Sipas IHMK’së, situata më e rëndë nga vërshimet është në pjesën perendimore, veriperendimore dhe veriore të vendit, derisa ka paralajëmruar se mund të ketë probleme dhe vështirësi edhe në pjesë tjera.

“Situata e përgjithshe hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e rreshjeve intenzive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit. Reshjet e shiut me intenzitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, (deri me:25/01/2023), të cilat, duke u bazar në situaten e vështërsuar hidrologjike, ku lumenjt kanë dalur prej shtetërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje.

Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perendimore, veriperendimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasyshë reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështërsi edhe në pjesët tjera të vendit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *