“A u qetësove kryeministër”, ishin fjalët e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, pas raportimit në Kuvend të kryeministrit Albin Kurti për takimin në Bruksel.
“Se u bonën marak këta të tutë kur të panë ashtu. A je mirë?”, shtoi Krasniqi.
Tutje, ai tha se nuk e di a të qesh a të qajë me fjalimin e Kurtit.
“E vërteta është se sot vështirë për mu personalishtt, po besoj për shumicën këtu, me ditë a me qesh a me qajt me fjalën tane. A me qesh që erdh dita dhjetë vjet ma vonë, me ardh në këtë të njëjtën foltore ti me mbrojt Zajednicën. A është kjo për me qesh, që ti vjen e na kallxon çfarë propozimi të mirë ke pranu për Zajedincën”, theksoi kreu i PDK-së.