KQZ publikon qendrat e votimit për zgjedhjet e 23 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar listën e qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. 

KQZ njofton se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, më 14 prill 2023, se miratoi listën e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime. 

Lista e qendrave të votimit është përgatitur në bashkëpunim dhe koordinim me organet e sigurisë

Lista e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit është publikuar në ueb faqen e KQZ-së (vegza direkte): https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2023/04/Lista-e-Qendrave-te-Votimit-per-Zgjedhjet-e-dates-23.04.2023.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *