Kourtney Kardashian është përballur me një numër të madh kritikash nga fansat pasi kishte shpërndarë fotografi, ku në dysheme të banjos kishte vendosur ushqim.
Një vaskë e madhe e mbushur me ujë e sapun, me pjata të dekoruara ishte mbrëmja magjike e menduar nga ajo, por që rezultoi ndryshe.
“Ushqimi në tualet është i keq” i shkroi një fans.
Një përdorues i rrjeteve sociale e akuzoi për mungesë ndjeshmërie.
“Pse porosisni kaq shumë ushqime e nuk e konsumoni të tërin, kur njerëzit në mbarë globin nuk kanë mjaftueshëm ushqim për të ngrënë”.