Punëtorët shtetërorë kosovarë dhe jo vetëm, sot nuk kanë punuar. Kjo për shkak të festës së 9 majit, festë kjo zyrtare në vendin tonë.
Megjithatë, ironia është diku tjetër. Vendet e kontinentit të vjetër që janë nën juridiksionin e Bashkimit Evropian, kanë punuar.
Kjo gjë kuptohet se nuk i ka pëlqyer shumë kosovarëve, që përmes rrjeteve sociale shprehën mllefin e tyre ndaj një vendimi të tillë, dhe duhet thënë, jo vetëm sivjet.