Më 25 maj të këtij viti, me propozim të Ministrisë së Financave, në Qeverinë e Kosovës është votuar emri i Hekuran Nikçit për Kryeinspektor të Inspektoratit të Punës. Një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës është bërë në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës, meqë për pozitën në fjalë duhet organizimi i konkursit.
Si rezultat i kësaj, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës pas një monitorimi të jashtëzakonshëm duke u bazuar në shkresat e rastit ka kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës që të kthejë mbrapsht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Hekuran Nikçit si Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës, shkruan Gazeta Express.
Kjo pasi që një pozitë e tillë hynë në kuadër të pozitave të larta të Shërbimit Civil dhe si e tillë i nënshtrohet rendit juridik për Zyrtarët Publik. Bazuar në këtë, vendimi i Qeverisë së Kosovës për të emëruar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës pa procedura rekrutuese është shkelje e Ligjit për Zyrtarë Publik.