Tre krerët e shtetit: Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, aktualisht nuk gjenden në Kosovë.
Dy të parët janë në vizitë zyrtare, përderisa i treti në një aktivitet partiak (së paku sipas njoftimit nga Lëvizja Vetëvendosje).
Vjosa Osmani aktualisht ndodhet në Vjen të Austrisë, ku po merr pjesë në 100-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Paneuropa në Vjenë.
E, Albin Kurti shef i Qeverisë po merr pjesë në një vizitë zyrtare në Estoni.
Por për dallim nga Osmani e Kurti, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, që njëherit është edhe nënkryetar i partisë që udhëheq me shtetin, Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca sot dhe nesër do të jetë në Gjermani në disa aktivitet me bashkatdhetarët atje .Njoftim zyrtar nga Kuvendi i Kosovës për udhëtimi ne Konjufcës nuk ka pasur deri tani, pro që këta e ka bërë të ditur partia që përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje.
Por çka ndodh nëse tre krerët e shtetit janë njëkohësisht jashtë vendit dhe cilat janë procedurat?“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në Ligjin për Protokollin e Shtetit.
Deri në momenti ne publikimit të këtij shkrimi ka kërkuar përgjigje nga zyrtarët e institucioneve të shtetit, Presidencës, Kryeminstrisë dhe Parlamentit nëse ndonjëri nga ta do të kthehet sot në vend për plotësuar ‘boshllëkun’ institucional.
Përgjigje se në shumicën e rasteve – nuk ka.
Ja çka thotë Protokolli i Shtetit E, në krejt këtë situatë gjendja aktuale në vend po thuajse ‘po vlon’ nga zhvillimet për shkak të një gjendje krejtësisht të re politike e të sigurisë të krijuar në veriun e Kosovës, për shkak të një vendimi për targat ilegale dhe shndërrimin e tyre në ato “RKS”.
Aktualisht Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga kërkesa e shteteve mike të Kosovës, SHBA dhe BE për shtyrje të afatit për targat në një periudhë dhjetëmujore.Të hënën e 21 nëntorit, në rast se nuk ka ndonjë “Step back”, Qeveria e Kosovës do të nis me shqiptimi ne gjobave në vlerë prej 150 eurove për serbët që nuk konvertojnë targat nga ato “KM”, “PR” etj., në RKS.
Gjendja aktuale në veriun e Kosovës është e qetë por me rreziqe të mëdha se “vetëm një fitil i vogël’ mund të ndryshoj gjithçka në atë pjesë të Kosovës, e cila shpeshherë ka prodhuar situata tepër të ndjeshme. /GazetaBlic/