“Kosova hoqi dorë nga njohja formale” | Bislimi gënjen dhe akuzon mediat për shtrembërim të deklaratës, por intervista për Danasin u përkthye nga Kryeministria

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë akuza të rënda ndaj medieve të Kosovës, duke i akuzuar se paguhen nga Serbia dhe se ia kanë ndryshuar një deklaratë lidhur me njohjen formale. Por, kjo nuk është e vërtetë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në konferencën e sotme për medie bashkë me kryeministrin Albin Kurti është përgjigjur për deklaratën e tij se Kosova ka bërë lëshim të madh, pasi njohja formale nuk është e përfshirë në Marrëveshjen e Ohrit.

Mirëpo, Bislimi ka thënë se fjala lëshim është përdorur nga “mediet kosovare që kanë financimin nga Serbia”.

“Fjala lëshim është nga mediat kosovare që kanë financim nga Serbia, ky është koncension që ka bërë Kosova ndaj Bashkimit Evropian, por jo Serbisë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Megjithatë, Bislimi del që ka gënjyer pasi që në intervistën e tij të publikuar dhe të përkthyer nga Zyra e Kryeministrit shkruhet qartë dhe përdoret fjala “lëshim”.

“Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës”, thuhet në intervistën që mund ta gjeni në Facebookun e tij, por edhe në faqen e Qeverisë së Kosovës.

Përndryshe, nuk është hera e parë që Bislimi dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë bëjnë akuza të rënda ndaj medieve kosovare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *