Koreja e Veriut lëshon raketë balistike mbi Japoni

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike mbi Japoni, e kjo po shihet si veprim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit.

Raketa udhëtoi 4,500 kilometra përpara se të binte në Oqeanin Paqësor – e nëse do të merrte trajektore tjetër do të godiste ishullin amerikan të Guam, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ky është lëshimi i parë i raketës së Koresë së Veriut mbi Japoni që nga viti 2017, ndëra Japonia, nga ana tjetër, lëshoi një alarm për kujdes.

Si përgjigje ndaj Koresë së Veriut, ShBA-të, Japonia dhe Koreja e Jugut kryen stërvitjet e tyre ushtarake.

Avionët e Koresë së Jugut dhe të ShBA-së qëlluan në një objektiv të sajuar në një ishull të pabanuar në Detin e Verdhë, ndërsa ShBA dhe Japonia kryen së bashku stërvitje mbi Detin e Japonisë.

OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut të testojë armë balistike dhe bërthamore. Fluturimi i raketave drejt ose mbi vende të tjera pa asnjë paralajmërim apo konsultim është gjithashtu në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *