Konjufca nxehet keq me deputetët: S’ka Trust, çfarë Trusti, po e ndërprej o vëlla e po ecim prej shpie

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është nervozuar me deputët që nuk po votojnë për projektligjet që janë në rend.

“A e ndërprejmë seancën krejt se nuk ka kuptim kështu, çfarë Trusti. S’ka Trust çfarë Trusti, ose funksionon Kuvendi ose nuk funksionon. Pe ndërprej vëlla edhe ditën e mirë. Ja nuk ka kështu.  Veç edhe këtë projektligj e votojmë edhe shkojmë kah shpia, ecim”, tha ai, transmeton Neutral.al.

Sot po pritet që të dal në votim projektligji për Tërheqjen e parave nga TRUST-i pensional, por për shkak të korumit, për sot me gjasë nuk do të dal në votim./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *