Kongresmeni amerikan Ritchie Torres, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai gjatë ditës së sotme ka vizituar kompleksin e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit, ku është pritur nga familja e Ramush Haradinajt.
“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, ka shkruar Haradinaj.
Ritchie Torres, gjatë vizitës në Gllogjan ishte kujdesur që të mbante veshur një bluzë me flamurin e Kosovës.