Dy persona sulmojnë një tjetër në Podujevë, e bëjnë për spital

Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një konflikt mes disa personave, ku nga kjo mbeti i lënduar rëndë një person.

Sipas policisë, një mosmarrëveshje ka qenë shkak i sulmimit të viktimës në Llapashticë të Epërme të Podujevës.

Viktima së pari është dërguar në emergjencën e Podujevës, për të vazhduar tretmanin mjekësor në QKUK.

“Nga viktima është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *