Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e mbylli sezonin duke fituar për herë të pestë ‘Ligën e Kampionëve’, ‘La Ligën’, 44 gola dhe sezonin e ri e nisi me një çmim madhështor duke u shpallur ‘Lojtari i vitit’ nga UEFA.
Në këtë moment kaq të rëndësishëm, partnerja e tij e re modelja Jordan Ozuna i ka bërë një dedikim romantik sulmuesit francez. “Shumë krenare për ty”, i ka shkruar ajo në një postim në Instagram ndërsa ai ka replikuar me emojin e një zemre të bardhë.