Konfirmohet- Mozzik në lidhje dashurie, pamje nga surpriza dhe dedikimi romantik

Mozzik është nga reperët më të përfolur shqiptar.

Krahas projekteve muzikore ai lajm bëhet shumë shpesh për jetën private sidomos atë sentimentale.

Kohë më parë ai u deklarua single por duket se gjëra kanë ndryshuar.

Reperi ka habitur së fundmi duke publikuar në Instastory disa foto të një ambienti të zbukuruar me petale trëndafili.

Për më tepër ai i ka shoqëruar fotot me një dedikim romantik. “Duke menduar për ty”, ka shkruar Mozzik.

Nuk dihet saktë nëse bëhet fjalë për ndonjë romancë të re apo është ‘’hakmarrje’’ për Loredanën, e cila vetëm pak ditë më parë u deklarua se është e hapur për një lidhje të re dashurie dhe dëshiron më shumë fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *