Koncerti i këngëtarit të njohur kthehet në tragjedi, vdes një grua

Një grua që po ndiqte koncertin e këngëtarit amerikan Kenny Chesney, në një stadium në Denver vdiq pasi u rrëzua nga shkallët lëvizëse.

Gruaja ishte ulur në pjesën anësore të shkallëve kur u rrëzua dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra. Policia raportoi se ngjarja ishte aksidentale dhe se gruaja nuk ishte shtyrë.

Vetë këngëtari reagoi pas ngjarjes së rëndë të shtunën duke shprehur ngushëllimet për familjarët e të ndjerës. “Isha i dëshpëruar kur mësova për humbjen e dikujt pas shfaqjes sonë,” tha Chesney në një deklaratë për The Denver Post të dielën. “Kishte kaq shumë gëzim, aq shumë zemër nga populli i Denverit mbrëmë.

Të dëgjosh këtë është zemërthyese. Jeta është e çmuar. Muzika na bashkon dhe dashuria që ndajmë na bën shumë më tepër. Për zonjën që erdhi ta ndajë atë dashuri, nuk ka fjalë. Për humbjen e miqve dhe familjes së saj, pikëlloj me ta dhe për ta.” /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *