Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ,Volker Turk paralajmëroi të shtunën për “pasoja katastrofike” në Gaza nëse Izraeli shtyn më tej me operacione tokësore në shkallë të gjerë.
“Mijëra kanë vdekur tashmë, shumë prej tyre fëmijë. Duke pasur parasysh mënyrën se si janë kryer operacionet ushtarake deri më tani, në kontekstin e pushtimit 56-vjeçar, unë po ngre alarmin për pasojat e mundshme katastrofike të operacioneve tokësore në shkallë të gjerë në Gaza dhe potencialin që mijëra civilë të tjerë të vdes”, tha ai në një deklaratë.
Komisioneri tha se bombardimi i Izraelit ndaj Gazës të premten mbrëma e çoi “këtë krizë të tmerrshme në një nivel të ri dhune dhe dhimbjeje” dhe se dëmtimi i infrastrukturës së komunikimit e vendosi popullsinë e Gazës në “rrezik të madh”.
Ai tha se më shumë dhuna nuk ishte zgjidhja dhe u bëri thirrje “të gjitha palëve, si dhe shteteve të treta” të bëjnë çfarë të munden për të de-përshkallëzuar konfliktin.
Të shtunën herët, ushtria izraelite tha se kishte hyrë në veri të Gazës gjatë natës dhe kishte zgjeruar operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, ndërsa rriti sulmin e saj ndaj grupit militant Hamas.