Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për nisjen e vitit të ri shkollor.
Në postimin e tij urues, Kurti ka përmendur edhe sigurimin e librave shkollorë, duke thënë se për këtë vit kanë zgjedhur një rrugë të re, duke shtuar se janë duke ndarë edhe mjete shtesë për materiale shkollore.
“Në veçanti, uroj të gjithë nxënësit që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Për ta sot fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre por edhe të shtetit të Kosovës. Për të përmbushur obligimin tonë për të siguruar tekstet shkollore, këtë vit kemi zgjedhur një rrugë të re. Po ashtu, si asnjë vit më parë, përveç teksteve shkollore po ndajmë edhe mjete shtesë për materiale shkollore të nevojshme për nxënësit tanë.” – ka shkruar kryeministri Kurti.
Mirëpo, qytetarët i janë kthyer keq me komente ndaj këtij postimi të kryeministrit Kurti.
Një qytetarë i ka reaguar Kurtit duke i thënë se kanë pritur që Arsimit dhe Shëndetësia të ndryshojnë, mirëpo nuk kanë ndryshuar.
“Veq vazhdo babloke hiq mos u nale, ke nje ministri te Arsimit inegzistente, ama bash nuk vrehet. Dy gjana kam prite si qytetare te ndryshojne Arsimi dhe Shendetesia, you fucked up ndyat. Zoti i dhashte shendetin e vetdijen ketije populli se sa per ju i ka hager dreqi.” – është shprehur një qytetarë.
Ndërsa një qytetarë me ironi e ka falënderuar Kurtin, duke thënë se i ka kthyer në kohën kur kanë pritur në radhë për të blerë libra.
“Respekt kryeminister para 15viteve kam prit ne radh me ble libra faleminderit qe na ktheve mrapa respekt.” – ka thshkruar një qytetarë.
Shumë qytetarë kanë bërë shkurtimisht pyetjet “Ku janë librat?”
Një qytetarë ka thënë se “sa e mire do ishte Kryeminister që Arberie Nagavcin me rahatu me ndonjë pune me zanat,,se rezultatet ne kete ministri i ke fulle boshe. Urime nxensëve se ata ja dalin!”m shkruan Nacionale
“M** e ki bo , kahere na bone me kto libra bre majmuni dreqit.” – është shprehur një qytetarë.
Mirëpo si asnjëherë tjetër nuk kanë munguar as komentet pozitive për kryeministrin Kurti.
Një qytetarë ka shkruar “Respekt!”.
Kujtojmë se pajisja me libra për vitin shkollorë 2023/2024 për nxënësit e shkollave fillore është komplikuar shumë këtë vit, kështu që Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit i ka lënë përgjegjës prindërit për blerjen e librave, duke shtuar se mund të aplikojnë në platformën e-Kosova për subvencionim.