Komandanti i KFOR-it thotë se i ka thënë Kurtit “nuk është mirë të flitet për luftë”

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ferenc Kajari ka thënë se nuk është mirë të flitet për luftë, e këtë ia tha edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi që pati me të, ditë më parë.

Megjithëkëtë, Kajari thotë se NATO për një kohë të shkurtër mund të shtojë trupa ushtarake dhe mjete shtesë nëse ka nevojë.

“NATO për një kohë relativisht të shkurtër, mund të shtojë trupa ushtarake dhe mjete shtesë nëse për këtë ka nevojë, por nuk është mirë të flitet për luftë, këtë e kemi diskutuar edhe me kryeministrin Kurti”, tha Kajari në RTK.

Kujtojmë se në takimin e Kurtit me Kajarin ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *