Kolegu dhe shoku i ngushtë i mjekut që vdiq: S’ishte koha të largohesh shoku im, kishim plane të mëdha

Genc Krasniqi, miku i ngushtë i mjekut nga Gjakova, Mentor Salihi që ka ndërruar jetë sot, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidentimi i autoambulancës më 30 qershor në Gjakovë, është shprehur i pikëlluar për lajmin e trishtë që ka marrë.

Ai, në rrjete sociale ka shkruar se Salihin, do ta kujtojë me mërzi e zbrazëti brenda.

Krasniqi, i cili është vetë mjek, ka thënë se nuk ishte koha që Salihi të largohej dhe ka treguar se kishin bërë plane së bashku.

Postimi i plotë i tij:

Shok miq dhe dashamir ,shoku im i ngusht Mentor Salihi u largua nga ne pergjithmone, une per aq kohesa do kem jete do te kujtoj me shume merzi e zbrazti brenda !

Nuk ishte koha e as momenti qe te largohesh shoku im kishim plane te medha bashke ashtu siq edhe filluam por ja qe Zoti te deshti pran vetes pergjithmone!

Kurr nuk do te harroj shoku im 

NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA PER FAMILJEN SALIHI ,ALLAHU JU QOFT GAJRETIN 

Perhere ne kujtimet e mia shoku im!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *