“Kokën, dorën e djathtë të thyer” dalin detajet nga rrahja brutale që i bënë 3 vëllezërit imamit

Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi janë tre vëllezërit të cilët po dyshohet se e rrahën mbrëmë imamin, Zeqir Berisha nga Lupçi i Podujevës.

Gjendjen shëndetësore sipas burimeve të Insajderit imami e kishte të rënduar dhe pa vetëdije.

Imami ka lëndime në kokë dhe në dorën e djathtë ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta, fillimisht ka pranuar tretman në QKMF në Podujevë e më pas është transferuar në QKUK.

Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni, thanë këto burime për Insajderin.

Atdhe Murturi ishte paraqitur në polici fillimisht si dëshmitar, i cili kinse e gjeti të gjakosur hoxhën dhe të shtrirë në tokë.

Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni, thanë këto burime për Insajderin.

Të tre të dyshuarit janë intervistuar nga Policia e Kosovës rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *