Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili aktualisht po mbahet në Hagë, njihet për publikun edhe si artist.
Ai ka kënduar shpesh herë me çifteli, ka shkruar tekstet e disa këngëve e poashtu talentin e tij e ka shfaqur edhe në artin vizual, ku para disa muajsh ishte hapur edhe ekspozita me pikturat e tij.
Pas fillimit të gjykimit ndaj Selimit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Hagë, është rikthyer në rrjet një video, në të cilën ’10-shi i UÇK-së’ këndon e interpreton me çifteli këngën “Diell e Hanë”.
Më poshtë mund ta gjeni videon: