Personazhi i njohur për publikun si ‘Kobra’ është shpallur në kërkim nga Policia që nga dje, pasi dyshohet se është përfshirë në një përleshje një nga klubet e natës në Prizrenit. Dibran Hoxhaj, i cili është emër i njohur për Policinë pasi edhe më parë ka qenë i arrestuar, siç duket është bërë i pakapshëm.
Policia ende s’ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e tij, edhe pse është kërkuar në disa vende. Këtë e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Drejtoria rajonale e Prizrenit.
Sinjali raportoi mbrëmë se gjithçka u zbulua pas denoncimit të viktimës në Polici, i cili raportoi se është sulmuar fizikisht nga Kobra. Sipas dëshmisë së viktimës i cili ishte në gjendje të dehur, përleshja ka ndodhur në diskotekë dhe motivi që shtyu drejt përleshjes janë problemet e mëhershme mes tyre.
Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për të kapur Kobrën, mirëpo ai po vazhdon të qëndrojë në arrati.
Kobra është shfaqur në rrjetin social Instagram, ku përmes postimeve në storie, shihet se po vazhdon të shijojë jetën e natës.
Sinjali