Klubi futbollistik “FC Ferizaj” i është bashkangjitur iniciativës për grumbullimin e mjeteve monetare për shërimin e dy vjeçarit Nil Asllani. Nilit i duhet shërim urgjent jasht shtetit. Për këtë mjekët kanë rekomanduar nisjen e tij për në Turqi.
Ekipi futbollistik “FC Ferizaj” kanë dhuruar 2000 euro për shërimin e Asllanit.
Presidenti i klubit Lulzim Abazi bëri të ditur se përveq kësaj shume, edhe shuma që do të grumbullohet nga shitja e biletave të ndeshjes mes “FC Ferizaj dhe “FC Ballkanit” që do të mbahet së shpejti, do të shkojnë për shërimin e vogëlushit Nil Asllani.
Ndër të tjerash aksioni për grumbullimin e parave për shërimin e dy vjeçarit, është duke u zhvilluar edhe në sheshin e Ferizajt ku qytetarët mund të kontribojnë me aq sa kanë mundësi.
Të gjithë ata që duan të ndihmojnë mund ta bëni në llogarinë e babait të tij:
Llogaria për ndihmë nga jashtë Kosovës:
XK051940008033021148
Llogaria për Kosovë:
1940008033021148
Swiftcode:
NCBAXKPRXXX
/Neutral/