Klinika e Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së, arrin të zvogëloj listën e pritjes për operacione

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka rritur vëllimin e punës dhe ka arritur që të zvogëloj listën e pritjes për operacione.

Sipas një komunikate të lëshuar nga ShSKUK, në këtë klinikë është funksionalizuar Aparati me Radiofrekuencë- Ablacion, i cili mundëson që me metoda bashkëkohore të kryhen operacionet e venave varikoze, me anestezion lokal, pa pasur nevojë për praninë e anesteziologut gjatë intervenimit.

“Nga raporti i punës së kësaj klinike, figuron se gjatë viti 2022 janë kryer 1 mijë e 202 operacione, prej tyre 316 operacione të venave varikoze. Në dy muajt e parë të këtij viti janë kryer gjithsej 201 operacione, 64 prej tyre të venave varikoze.” 

E gjithë kjo punë është kryer në bashkëpunim edhe me Klinikën e Anesteziologjisë që në vazhdimësi i është përgjigjur kërkesave të kësaj klinike. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *