Klinaku në protestën kundër Kurtit: Nëse Kurti mendon që është perandor, perandorët bijnë një ditë!

Protestën kundër fjalimit të Kurtit e kanë përkrahur edhe Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së (OVL-UÇK), Faton Klinaku tha se kjo është një deklaratë skandaloze, gjë për të cilën duhet të kërkojë falje. Të njëjtit mendim janë edhe fëmijët e dëshmorëve të luftës së UÇK-së.

“I ka shkatërruar njerëzit, i ka vrarë qofshin ata burra, gra, fëmijë, pleq një deklaratë e tillë me të vertetë është skandal, unë nuk e di çfarë zori ka ta thotë deklaratë të tillë nëse e ka për të mbetur në pushtet duhet të mbetet në pushtet edhe deklarata skandaloze për një kriminel lufte. Nëse vazhdon kështu me të vertetë nuk e di si mund të rrijë në atë pozicion sepse ju e dini që kryeministrat shkojnë e vijnë e populli mbetet. Edhe ky kryeministër që ka ardh edhe ky do të shkojë një ditë. Se kanë rënë prandori e perandori e bijnë edhe perandorët. Nëse ky mendon që është perandor edhe perandorët do të bijnë një ditë”, tha Klinaku.

Një nga organizatorët e protestës, teksa foli para të pranishmëve tha se fjalimi i Kurtit ishte dëshmi se si një kryeministër shkel mbi historinë e popullit të vet.

“Fjalimi i Kurtit, ishte një rast i shëmtuar, se si një kryeministër shkel mbi historinë e popullit të vet. Mjaftë më me lojëra të shëmtuara dhe kompromise, që përkthyer në shqip janë tradhëti dhe vetëm tradhti. Me atdheun e lirinë tonë nuk bëhet tradhëti. Duam t’i themi secilit politikan, pa dallim partie, se nëse nuk jeni të aftë të mbroni këtë vend, dorëhiquni, mos na torturoni në mënyrë të përsëritshme”, tha ai.

Ai tha se Kurti, ose duhet të dorëhiqet, ose të kërkojë falje.

“Ky popull që ti e ke ofenduar, nuk harron. Nëse vazhdon të amnistohet Ivanoviqi, do të jemi zëri më i fuqishëm që ka parë Kosova. Albin, dorëhiqu ose kërko falje”, tha tutje ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *