Jo rrallëherë ka pasur raste kur punëtoret e lokaleve e restoranteve të ndryshme janë përfshirë në rrahje me klientë. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate, në restorantin e kompanisë së derivateve “Hib Petrol” në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një punëtor i këtij restoranti është rrahur fizikisht me një person, me të cilin kanë pasur paraprakisht një konflikt verbal, për motive ende të panjohura. Për pasojë, punëtori i restorantit ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes, Sinjali mëson se ka intervenuar një patrullë e Policisë, me ç’rast ka arrestuar klientin e dyshuar, i cili është kapur me punëtorin e kompanisë.