Klerikët serbë shihen tek stacioni policor në qendër të Prishtinës

Një natë pas situatës së rëndë që ndodhi në veri të Mitrovicës, klerikët fetarë serb janë parë pranë stacionit të policisë tek 92-shi në Prishtinë.

Tre klerikë shihen tek hyrja e stacionit policor në qendër të Prishtinës në orët e para të së hënës, raporton Indeksonline.

Ardhja e tyre në Prishtinë me siguri lidhet me fatin e pelegrinëve që u përdorën nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit.

Klerikët poashtu pritet të përgjigjen edhe për manastirën e Bansjkës që u përdor dje si strehë për terroristët dhe se si një objekt fetar u shëndrrua edhe si depo armësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *