Kushtrim Kadriu zgjidhet kryesues i Kuvendit të Gjilanit

Kushtrim Kadriu asamblist i Lëvizjes “VATRA” zgjidhet me shumicë të votave kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Kadriu ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se prioritet i imi gjate këtij mandati do të jetë rifunksionalizimi i i kuvendit me të gjithë trupat e tij punues.

“Do të angazhohem shumë së bashku me ju dhe të gjitha mekanizmat e kuvendit Komunal që të sjellë frymë të re të punës dhe të bashkëpunimit e tolerancës në kuvend”, shkruan Kadriu në Facebook, transmeton Gazeta Neutral.

Postimi i plotë:

Fjala ime përshëndetëse me rastin e zgjedhjes si kryesues i Kuvendit të Gjilanit:

Të nderuar përfaqësues të qytetarëve të Gjilanit, media dhe të pranishëm.

Zgjedhja ime në krye të këtij institucioni të nderuar dhe të respektuar, është një nder i madh për mua, pa harruar edhe përgjegjësitë që do të kem në të ardhmen në drejtimin e këtij institucioni.

I vetëdijshëm për punën e madhe që na pret në të ardhmen, jam i gatshëm të punoj ngushtë me të gjitha subjektet politike përfaqësuese në kuvend dhe me të gjithë këshilltarët veç e veç pa dallime.

Do të angazhohem shumë së bashku me ju dhe të gjitha mekanizmat e kuvendit Komunal që të sjellë frymë të re të punës dhe të bashkëpunimit e tolerancës në kuvend.

Prioriet i imi në këtë pjesë të mbetur të këtij mandatit do të jetë, rifunksionalizimi i kuvendit së bashku me të gjitha trupat e tij punues, duke garantuar një dinamikë të re dhe transparencë të plotë për të gjithë.

Edhe njëherë, Ju falënderoj të gjithëve për besimin e dhënë, pres bashkëpunim të sinqertë nga të gjithë.

Na priftë e mbara!

Ju faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *