Që kur superyjet botërorë Shakira dhe Gerard Pique u ndanë disa javë më parë, historia ka kërcënuar të shpërthejë internetin pothuajse çdo ditë pasi shfaqen teori dhe raporte të reja, më të fundit në lidhje me paratë.
Shumë nga sugjerimet e deritanishme kanë qenë se rrënja e ndarjes së tyre mund të ketë qenë në pabesi, konkretisht nga ana e futbollistit dhe dyshohet se disa herë.
Megjithatë, raportet e reja sugjerojnë se mund të ketë pasur një faktor krejtësisht të ndryshëm rëndues të përfshirë.
Ky faktor është ekonomik, siç deklaroi gazetari spanjoll Kike Calleja.
Historia e supozuar thotë se Pique i ka kërkuar para Shakirës për një investim biznesi, diçka që familja e këngëtares e ka refuzuar kategorikisht, duke shkaktuar shumë fërkime mes çiftit.
Sipas raportimeve, çifti nuk i ka përzier asnjëherë financat, duke i mbajtur paratë të ndara dhe secili duke marrë përgjegjësinë për 50 për qind të shpenzimeve të familjes.
Ky informacion vjen nga Roberto Garcia, ish-kunati i Shakirës, i cili ndau versionin e tij të ngjarjeve me Calleja-n.
“Kjo marrëdhënie është prishur për një kohë të gjatë, por ata vazhduan të shfaqen në publik”, tha Garcia.