Kjo është arma për të cilën u arrestua Don Xhoni

Reperi i njohur Don Xhoni, sot rreth orës 15:15 është ndaluar nga Policia e Kosovës. Pas një kontrolli në veturën e tij policia ka gjetur një revole dhe disa fishek, për të cilat është arrestuar këngëtari.

Gazeta Insajderi mëson nga Policia e Kosovës se arma e cila i është gjetur në veturë është e tipit Zastava, kalibër 7.65mm si dhe gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.

Arma për të cilën është arrestuar reperi është kjo ne foto më poshtë.

Çmimi i saj nuk është shumë i lart pasi që është një armë e vogël dhe jo shumë e fuqishme.

Sipas policisë arrestimi i tij është bërë në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë pas një kontrolli në makinën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *