Pak momente më parë një sasi eksplozivi u gjet pranë një automjeti luksoz të tipit Range Rover ngjyrë të bardhë në Shkodër. Autoritetet kryen shpërthim të komanduar dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar. Mësohet se mjeti ishte në pronësi të drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor të Rajonit të Veriut, Suida Kuka.
Sipas raportimeve mësohet se sasia e dyshuar e eksplozivit është vendosur nga një person që udhëtonte me motor. Kanë qenë kamerat e sigurisë në mjediset përreth që kanë filmuar ngjarjen. Suida Kuka është emëruar në pozicionin e drejtoreshës së OKSHSH vetëm 1 muaj më parë. Nuk dihet ndërkaq se si një drejtoreshë me pagë buxhetore të mund të përballojë një makinë të tillë luksoze.