Kjo është përqindja e qytetarëve që kanë votuar në Veri deri në ora 11:00

Janë duke u mbajtur zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat veriore, deri në orën 11:00, ka qenë si vijon:

Leposaviq: 28 votues, apo 0.21%

Zubin Potok: 65 votues, apo 1%

Zveçan: 29 votues, apo 0.41%

Mitrovicë e Veriut: 191 votues, apo 1.05%

Të drejtë vote, sipas KQZ-së, kanë 45.095 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *