Një ditë pas përfundimit të Festivalit “Sunny Hill” ka filluar pastrimi i Gërmisë. Dhjetëra punëtorë të angazhuar për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.
Vendi në të cilin për katër ditë u mblodhën mbi 20 mijë persona që ishin pjesë e festivalit “Sunny Hill”, gjatë të hënës ka këtë pamje.
Kjo ngjarje kulturore përfundoi, e pas mbetën përplot mbeturina rrugëve të parkut të Gërmisë.
Shportat duket që nuk u shfrytëzuan për atë arsye që janë vendosur.
E dekori që i dha ngjyra këtij festivali për disa ditë rresht gjatë së hënës po largohet nga dhjetëra punëtorë.
Veç atyre që po kujdeseshin për ta rikthyer pamjen e zakonshme në Gërmi, lëvizjet e qytetarëve nuk ishin të shpeshta.
Gjendja në parkun e Gërmisë pas festivalit “Sunny Hill” një qytetari po i duket normale.
Mirëpo ndryshe mendon dikush tjetër.
E përveç mbeturinave që kryesisht ishin bërë nga produktet ushqimore, duket se dikush ka pasur nevojë edhe për shërbime mjekësore.
Pastrimi i parkut të Gërmisë ku u mbajt festivali pritet të përfundoj brenda dy ditësh.