‘Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë’, Beniada për herë të parë flet për lidhjen me vëllain e Arbër Hajdarit

Pak kohë më parë në media u raportua se partneri i Beniada Nishanit është vëllai i opinionistit Arbër Hajdari, Blerti.

Megjithatë dyshja nuk janë njohur nga Arbri, por gjatë “Procesit Sportiv”, ku Blerti ka shkuar i ftuar si një ish-futbollist i mirënjohur. Dje në “E diell”, Beniada është pyetur sesi ia fitoi zemrën partneri dhe ajo ka treguar:

“Me qetësi, ëmbëlsi”.

“Kur njeriu është vetvetja, e arrin atë që do. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit”, u shpreh Beniada.

Çifti nuk kanë mundur që ta fshehin më gjatë lidhjen e tyre, edhe pse për disa muaj qëndruan larg vëmendjes së mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *